Lidhje

KQZ-ja nis numërimin e disa kutive të votimit të qarkut të Fierit


Në Shqipëri komisioni qëndror i zgjedhjeve nisi sot numërimin e disa kutive të votimit të qarkut të Fierit të cilat prej ditësh kanë qenë objekt i debateve të ashpra politike për shkak të pretendimeve të socialistëve se u është mohuar një mandat për parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit.

Gjatë ditës së sotme u numëruan tre kuti votimi ndërkohë që rezultatet e dy të tjerave të cilat ishin numëruar por nuk ishin përfshirë në tabelën e përgjithshme, u quajtën të vlefshme. Gjatë pasdites Komisioni do të vazhdojë me numërimin e kutive të mbetura.

Socialistët këmbëngulin sejanë fitues të 9 mandateve në qarkun e Fierit. Një rezultat i cili do të mësohet vetëm pas përfundimit të plotë të numërimit të votave.

Socialistët të cilët së bashku me aleatët e tyre në koalicion kanë siguruar deri më tani 65 mandate, pretendojnë se gjatë procesit zgjedhor janë kryer parregullsi të shumta. Ata sërish sot, përmes zëdhënëses, deklaruan se përvec Fierit kërkojnë rinumërim publik të një sërë kutish në Berat, Tiranë dhe Shkodër duke kërcënuar se nuk do t'i njohin zgjedhjet dhe se nuk do të marrin pjesë në parlament dhe duke paralajmëruar për protesta. //mm//

XS
SM
MD
LG