Lidhje

Kryeprokurori Holder mund të hetojë praktikat e CIA-s


Prokurori i Përgjithshëm amerikan Erik Holder po shqyrton mundësinë e emërimit të një prokurori të posaçëm për të hetuar praktikat e marrjeve në pyetje nën administratën Bush.

Një lëvizje e tillë do ta vinte prokurorin Holder në kundërshtim me presidentin Barak Obama. Presidenti është shprehur vazhdimisht i rezervuar rreth një hetimi të tillë duke thënë se vendi duhet të shikojë përpara dhe jo prapa.

Hetimi i propozuar do të përqëndrohet pjesërisht për të zbuluar në se personeli i CIAs torturoi të dyshuarit për sulmet terroriste të 11 shtatorit. Zoti Holder ka thënë se ata që vepruan brenda kornizës ligjore nuk do të ndëshkohen duke lënë të hapur mundësinë e ndjekjes penale ndaj atyre që kanë shkelur ligjin.

Ligjvënësit republikanë u shprehën të shqetësuar sot për mundësinë e një hetimi.

Duke folur për programin Fox News Sunday, senatori John Cornyn tha se një hetim i tillë do të kishte një efekt të frikshëm për komunitetin e zbulimit.//rd//


XS
SM
MD
LG