Lidhje

NASA shtyn misionin e anijes së hapësirës Endevër


Agjencia amerikane e hapësirës, NASA e shtyu nisjen e anijes Endevër të planifikuar për dje, për të parë nëse instrumentet e saj janë dëmtuar nga vetëtimat në shtratin e lëshimit.

NASA njoftoi se gjatë një stuhie të fuqishme të premten pranë Qendrës Kenedi të Hapësirës në Florida kishte patur 11 goditje rrufeje. Disa rrufe kishin prekur sistemin elektrik që mbron anijen pikërisht nga goditjet direkte të rrufesë.

NASA tha se nuk ishin gjetur dëme por vazhdon të analizojë të dhënat.

Anija Endevër është planifikuar të lëshohet sonte. Metereologët parashikojnë 60 përqind mundësi që kushtet të jenë të përshtaëshme për lëshimin.
Anija dhe ekuipazhi i saj prej 7 vetësh do të qendrojnë në hapësirë 16 ditë për të instaluar një modul japonez në Stacionin Orbital Ndërkombëtar. //ii

XS
SM
MD
LG