Lidhje

Guantanamo: Disa nga të ndaluarit mund të mbahen pafundësisht

  • Elizabeth Lee

Një zyrtar i administratës së presidentit Obama u tha senatorëve amerikanë në fillim të javës se disa nga të ndaluarit në gjirin Guantanamo mesa duket do të mbahen përgjithmonë nëse përbëjnë kërcënim. Zyrtari foli gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Senatit për Shërbimet e Armatosura. Komentet ngjallën kritika nga demokratët dhe grupet e të drejtave të njeriut.

Në qendrën e ndalimit në Guantanamo ndodhen personat e vetshpallur si organizatorë të sulmeve të 11 shatorit si dhe të dyshuar të tjerë terroristë.

Gjatë javës së parë në punë, presidenti Barak Obama nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ta mbyllur burgun deri në janar të vitit 2010.

"Kjo tregon jo vetëm mbajtjen e premtimit që bëra gjatë fushatës por edhe zbatimin e vlerave themelore që datojnë që nga themeluesit e këtij vendi." - tha ai.

Plani i presidentit Obama ishte që disa të ndaluar të dilnin para gjykatave federale dhe të tjerët para komisioneve ushtarake ndërkohë që të tjerë të transferoheshin në vende të tjera.

Por në seancën dëgjimore avokati i Departamentit të Mbrojtjes Xheh Xhonson tha se një grup të ndaluarish do të mbeten pas hekurave të qelive.

"Pas verifikimeve do të ketë një kategori njerëzish për të cilët besojmë se duhet të mbahen për arsye të sigurisë publike dhe sigurisë kombëtare dhe nuk janë njerëz që duhet të dalin patjetër në gjyq."

Ai tha se ndonjë i ndaluar edhe nëse del i pafajshëm mund të mbahet pafundësisht.

"Kemi bërë verifikimet dhe disa njerëz përbëjnë kërcënim. Është mendimi ynë se do të kemi mundësinë për mbajtjen e personave të tillë."

Xho Beker është nëndrejtor i organizatës Human Rights Watch.

"Administrata e re po ndjek të njëjtën rrugë që ndoqi zoti Bush...dhe nuk ka ndonjë përfundim më të mirë."

Komuniteti ndërkombëtar e kritikoi presidentin Bush për mbajtjen e të dyshuarve si terroristë pa i gjykuar ata. Disa thanë se kjo e dobësoi besueshmërinë e Amerikës. Presidenti Obama ka thënë e Amerika duhet ta respektojë kushtetutën dhe vlerat amerikane.

Ai gjithashtu pat thënë se do të punonte nga afër me Kongresin dhe gjykatat për të gjetur një plan për të ndaluarit.

"Ne do të bëjmë atë që duhet për të mbrojtur popullin amerikan por gjithashtu do të rrisim përgjegjësinë dhe mbikëqyrjen si pjesë e asaj që dallon sistemin kushtetues."

Njëlloj si presidenti Bush, zoti Obama thotë se komisionet ushtarake do të gjykojnë disa të ndaluar. Por sipas Shtëpisë së Bardhë, informacionet e marra gjatë torturave nuk do të lejohen si fakte dhe të ndaluarit do të kenë aftësitë për të patur avokatë mbrojtës.

Human Rights Watch thotë se gjykatat ushtarake janë të paparanueshme.

"Këto komisione janë fatalisht të çala. Nuk mund t'i rregullosh ato që të krijosh një sistem të besueshëm që do të ketë legjitimitet në sytë e botës."

NëGuantanamo ka 229 të ndaluar. Nuk është ende e qartë se sa do të lirohen, sa dalin para gjykatave apo sa do të mbeten të ndaluar.//mm//


XS
SM
MD
LG