Lidhje

Instituti i Mbrojtjes së Gjuhëve të Huaja në Monterej të Kalifornisë


Një nga shkollat kryesore në botë për mësimin e gjuhëve të huaja ndodhet në qytetin Monterej të Kalifornisë. Që nga viti 1941, Instituti i Mbrojtjes për Gjuhët e Huaja u ka mësuar pjesëtarëve të ushtrisë amerikane gjuhë të ndryshme.Kjo bazë e ushtrisë e quajtur Presidio në Monterei, ndodhet në udhëkryqin e kulturave të botës.

Pjesëtarë të ushtrisë amerikane dërgohen për studime këtu në Institutin e Mbrojtjes për Gjuhët e Huaja. Studentët studiojnë rreth shtatë orë në ditë dhe kanë shumë detyra shtëpie, thotë një nga ish studentët e gjuhës arabe dhe pashtu.

“Harxhoja rreth tre orë duke bërë detyra, dhe pastaj studioja vetë për rreth dy-tre orë të tjera.

Luftërat në Afganistan dhe Irak e kanë rritur kërkesën për gjuhët e Azisë Jugore dhe Lindjes së Mesme. Iraniano-amerikani Farrah Xhafari i jep mësim gjuhën perse ushtarëve të rinj.

“Pjesëtarëve të ushtrisë, forcave ajrore dhe marinës që fillojnë pa ditur asgjë, ne u mësojmë alfabetin arab i cili përdoret në gjuhën perse.”

Pas 47 javësh, ata e mësojnë gjuhën shumë mirë.

Kolonelja Su An Sandaski është drejtuese e qendrës. Ajo thotë se gjatësia e kurseve ndryshon.

“Kurset tona variojnë nga gjashtë muaj për gjuhët më të lehta si frëngjishtja, portugalishtja, spanjishtja dhe italishtja, e deri në 18 muaj për gjuhët që janë më të vështira për t’u mësuar nga anglisht-folësit si gjuha kineze, arabe, japoneze dhe koreane.”

Në të ashtëquajturën Dita e Gjuhëve, çdo vit, qendra i hap dyert për studentët e shkollave tetëvjeçare dhe të mesme.

Vizitorët kanë rastin të njihen me kulturat botërore.

Koloneli Dino Pik drejton programin për ata që quhen Oficerë për Zonat e Huaja.

Ai është folës i arabishtes dhe ka shërbyer në Lindjen e Mesme.

Ai thotë se programi bën përgatitjen gjuhësore e cila pasohet nga një vit shërbim në një vend të huaj.

“Gjatë atij viti, oficeri mëson funksionimin e ambasadës së një vendi, dhe pastaj udhëton në atë rajon për të mësuar rreth kulturës, fesë, historisë dhe ekonomisë së vendit ku shërben si dhe të rajonit përreth.”

Të diplomuarit e tjerë të institutit bëhen edhe përkthyes për ushtrinë amerikane, forcat speciale apo shërbimet e zbulimit. //mm//

XS
SM
MD
LG