Lidhje

Fieri përfundon procesin e numërimit të votave


Në Shqipëri komisioni qendror i zgjedhjeve përfundoi mbrëmë numërimin e votave të disa kutive për të cilat kishin paraqitur ankim si partia socialiste ashtu dhe partia demokratike. Në përfundim të numërimit koalicioni i udhëhequr nga socialistët ishte në avantazh me mbi 700 vota.

Sipas përfaqësuesve socialistë një diferencë e tillë bën që atyre tu kalojë edhe një mandat tjetër duke e cuar kështu raportin për qarkun e Fierit në 9 mandate për socialistët, 6 për partinë demokratike dhe 1 për lëvizjen socialiste për Integrim.

Megjithatë, në fuqi mbetet ende rezultati i mëparshëm, pasi komisioni qendror do të shprehet për rezultatin dhe ndarjen e mandateve vetëm gjatë ditës së sotme. Votimi në Qarkun e Fierit prej ditësh ka qenë objekt i debateve të ashpra politike për shkak të pretendimeve të socialistëve se atyre u ishte mohuar një mandat për parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet.

Megjithatë përfundimi i procesit për Fierin nuk është se mund të qetësojë situatën. Socialistët pretendojnë edhe rinumërimn e disa kutive në Berat, për shkak të një numri të lartë fletësh votimi të nxjerra të pavlefshme e po ashtu verifikime edhe në disa qarqe të tjera.

XS
SM
MD
LG