Lidhje

Tejlor: Akuzat për krime lufte janë të bazuara në "gënjeshtra"


Ish-presidenti i Liberisë, Charles Taylor, dëshmoi për herë të parë në gjyqin e tij në Hagë të Holandës, ku tha se akuzat kundër tij janë të bazuara në gënjeshtra.

Zoti Taylor i tha gjykatës së Hagës se ishte e “tmershme” dhe “fatkeqësi shumë e madhe” që prokurorët i mbështesin argumentat në ato që ai i quajti informacione të gabuara dhe thashetheme rreth rolit të tij në luftën civile 10 vjeçare në Sierra Leonen fqinje, e cila përfundoi në vitin 2002.

Ai përmendi 14 fëmijët e tij dhe tha se ishte përpjekur gjatë gjithë jetës së tij për të bërë atë që ai mendonte se ishte veprimi i duhur.

Ish udhëheqësi 61 vjeçar i Liberisë akuzohet për mbështetjen e Frontit të Bashkuar Revolucionar në Sierra Leone, duke futur kontrabandë armë për rebelët në këmbim të të ashtuquajtueve “diamandë të përgjakshëm”.

Zoti Taylor i cilësoi akuzat se ai mori kavanozë me diamantë kontrabandë nga Sierra Leone si “një gënjeshtër djallëzore”. (ze)

XS
SM
MD
LG