Lidhje

KQZ rrëzon kërkesën e PS për rinumërime në qarkun e Tiranës


Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi sot me votat e anëtarëve të propozuar nga e djathta, kërkesën e Partisë Socialiste për rivlerësimin e disa zonave në qarkun e Tiranës.

Së bashku me kërkesën e Partisë Socialiste u hodhën poshtë edhe kërkesat e dy partive të tjera, të cilat gjithashtu u konsideruan si të pambështetura në prova.

Një ditë më parë Komisioni kishte hedhur gjithashtu poshtë një kërkesë të ngjashme nga Partia Socialiste edhe për Beratin.

Mbledhja e sotme për çështjen e Tiranës u shoqërua nga debate të shumta edhe sepse nuk u mor parasysh kërkesa e dy anëtarëve Komisionit Qendror, të cilët sipas kodit zgjedhor mund të kërkojnë marrjen e provave.

Socialistët kanë parlajmëruar se do bëjnë ankimim si për Beratin ashtu dhe për Tiranën në Kolegjin Zgjedhor. //ii

XS
SM
MD
LG