Lidhje

Jersy Buzek, President i Asamblesë së Parlamentit Europian


Parlamenti Evropian zgjodhi ish-kryeministrin polak Jersy Buzek në postin e Presidentit të Asamblesë 736 anëtarëshe.

Zoti Buzek fitoi sot miratimin e Parlamentit me 555 vota pro. Zgjedhja e tij ishte vendimi parë në sesionin e hapjes së Asamblesë në Strasburg, në Francë.

Zoti Buzek është presidenti i parë i asamblesë evropiane nga një vend i ish-bllokut lindor.

Zgjedhja e tij pritej, për shkak të mbështetjes së sigurtë që ai kishte nga demokristianët, socialistët dhe liberalët, të cilët bashkarisht kanë më teppër se 500 nga 736 vendet e Parlamentit.

Polonia u anëtarësua në BE në vitin 2004. Tani organizata ka 27 vende anëtare. //ii

XS
SM
MD
LG