Lidhje

Shtyhet përsëri lëshimi në hapësirë i anijes Endevër


Kushtet e pafavorshme atmosferike shkaktuan përsëri shtyrjen e lëshimit në hapësirë të anijes Endevër.

Për 3 mbrëmje me radhë Nasa anuloi nisjen e anijes. Kjo pason 2 shtyrje të mëparshme muajin e kaluar për shkak të rrjedhjeve të hidrogjenit.

Zyrtarët e agjencisë thanë se do të bëjnë një përpjekje tjetër të mërkurën dhe nëse nisja nuk realizohet brënda pak ditësh, Endevër duhet të presë deri nga fundi i muajit pasi Rusia të bëjë një udhëtim për të furnizuar Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Ekuipazhi prej 7 vetash ka në plan të instalojë pjesën e fundit të një laboratori, të njohur si Kibo, të ndërtuar nga japonezët, në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Metereologët thonë se kushtet e motit nuk pritet të përmirësohen, gjë që po rrezikon nisjen e anijes për herë të pestë.

Furtuna e detyroi NASË-n ta anulojë nisjen e Endevërit për atë që mendohet të jetë një mision 16-ditor për në Stacionin Hapësinor.

Të shtunën, nisja u shty për shkak të vetëtimave. Ndërsa muajin e kaluar shkak i anulimit ishin rrjedhjet e hidrogjenit.

XS
SM
MD
LG