Lidhje

Beogradi akuzon policë kosovarë për kontrabandë armësh


Zyrtarë serbë akuzojnë pjesëtarë të forcës policore të Kosovës për kontrabandë armësh në Serbinë jugore, ku kohët e fundit u plagosën 4 persona, në dy sulme të veçanta. Drejtori i policisë serbe Milorad Veljovic tha se Serbia ka regjistrime në video, ku paraqitet operacioni i kontrabandës.

Veljoviç tha sot se Serbia do t’ia japë videon Misionit të BE-së në Kosovë dhe kërkon të merren masa për personat e përfshirë në të. Associated Press citon një zyrtar të lartë të Ministrisë së Brendshme të Kosovës ta ketë shprehur këtë akuzë “një fabrikim të motivuar politikisht”.

Jugu i Serbisë ka qenë skenë e përleshjeve me dhunë në vitin 2001, mes forcave serbe të sigurisë dhe shqiptarëve. Në fillim të muajit, tensionet u shtuan, pasi një sulm me granatë plagosi dy policë dhe një grua me fëmijë. Qeveria e cilësoi shpërthimin veprim terrorist. //ad//

XS
SM
MD
LG