Lidhje

Manovra detare SHBA-Gjeorgji në brigjet e Detit të Zi


Një anije e flotës amerikane u është bashkuar mjeteve ushtarake gjeorgjiane të lundrimit për manovrat në Detin e Zi, gjë që tregon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për qeverinë e Gjeorgjisë.

Këto manovra, ku marrin pjesë destrojeri amerikan iraketave “Stout” dhe njësi të flotës së Gjeorgjisë, po zhvillohen në bregdetin gjeorgjian mes porteve Poti dhe Batumi.

Luftanija amerikane u ankorua në ujrat e Batumit dje, ndërkohë që avionë të forcës ajrore ruse kryenin manovra bobardimi nga ajri disa qindra kilometra në veri, pranë portit rus të Novorosijskut.

Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev ndoqi manovrat që u konsideruan gjerësisht si shenjë e kundërshtimit rus ndaj pranisë së luftanijes amerikane në afërsi të kufijve të Rusisë.

Zoti Medvedev vizitoi të hënën territorin separatist gjeorgjian të Osetisë së Jugut. //ad//

XS
SM
MD
LG