Lidhje

Gjenden dy kutitë e zeza të avionit të rrëzuar iranian


Sipas medias shtetërore iraniane, zyrtarët kanë gjetur dy kutitë e zeza të avionit të udhëtarëve që u rrëzua dje në Iranin veriperëndimor duke shkaktuar vdekjen e të 168 personave në bord.

Sipas njoftimit, kutitë e zeza ishin dëmtuar mjaft por ekspertët po përpiqen megjithatë të nxjerrin prej tyre të dhënat e fluturimit.

Pesë ekspertë rusë pritet të arrijnë në Iran nesër për të ndihmuar në hetimet. Agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass tha se ekipi do të drejtohet nga dizenjatorë kryesorë të kompanisë Tupolev, prodhuese e avionit.

Avioni i linjës iraniane ishte nisur për në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, kur u rrëzua pranë qytetit Kazvin të Iranit.

Avioni u rrëzua 16 minuta pas nisjes nga aeroporti ndërkombëtar i Teheranit, Imam Khomeini.//ii

XS
SM
MD
LG