Lidhje

Marrëdhëniet racore në rajonin Xinjang të Kinës


Tensionet vazhdojnë mes kinezëve Han dhe myslimanëve Uigur pas dhunës së javës së kaluar në Urumki, kryeqyteti i rajonit të largët perëndimor Xinjiang të Kinës. Autoritetet kineze thonë se 184 veta humbën jetën në trazira, mes tyre 137 ishin kinezë etnikë Han. Disa banorë Han dhe Uigurë insistojnë se trazirat ishin diçka jonormale në këtë qytet me marrëdhënie ndërracore normale. Por Uigurë të tjerë i akuzojnë autoritetet për praktika të gjata diskriminuese kundër pakicës muslimane etnike.

Dhuna e përhapur etnike e javës së kaluar vazhdon të jetë një plagë e hapur në këtë qytet me 2 milionë banorë.Shumë thonë se trazirat e udhëhequra nga Uigurët, që filluan më 5 korrik ishin veprime të një grupi të vogël njerëzish problematikë dhe nuk pasqyrojnë qëndrimin e banorëve Urumçi në përgjithësi.Maimaiti Aili është Uigur. Ai ka pronë një dyqan në anë të Pazarit të Madh dhe thotë se trazirat nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet me miqtë e tij Han.

“Në ditën e trazirave shumë prej furnizuesve të mij Han më telefonuan për të parë nëse isha mire".

Pensionistja Lili është e të njëjtit mendim.

“Marrëdhëniet mes Uigurëve dhe banorëve Han janë shumë të mira. Më pëlqen të mar pjesë në aktivitete për pensionistët, si klasa vallzimi. Shumë pjesëtarë të pakicave marrin pjesë në këto aktivitete, përfshirë edhe Uigurët. Ne shkojmë e vijmë, megjithatë Uigurët janë me të vërtetë të zemëruar”.

Por imazhi i harmonisë racore në Urumçi është dëmtuar nga nevoja e qeverisë për të dislokuar mijëra trupa kineze për të vendosur qetësinë nëpër rrugët e qytetit.


Autoritetet arrestuan mbi 1 mijë e 400 Uigurë pas trazirave. Që nga e diela, banorët duhet të mbajnë me vete letër njoftimet. Xhamitë u mbyllën e nuk u hapës as për luftjet e së premtes. Autoritetet Uigur u thanë banorë që të luteshin në shtëpi. Në këtë xhami, ku mijëra banorë vijnë zkonisht për lutjet e së premtes, burrat, që mbërritën për t’u lutur nuk u lejuan të hynin, ndërsa ushtarët patrullonin nga minaret.

Në lagjet Uigure, njerëzit shprehen se kanë frikë të dalin nga komunitetet e tyre, si rezultat i sulmeve nga komuniteti han apo arrestimi nga autoritetet. Shumë kanë frikë të flasin para kameras.

Kjo grua Uigure 38 vjeçare pranoi të filmohej me kusht që t’i mbrohej identiteti. Ajo tha se autoritetet Uigure diskriminojnë kundër banorëve Uigurë për arsye të fesë dhe etnicitetit të tyre.

“Kina nuk mbështet zakonet e fesë tonë apo mënyrën tonë të jetesës, si për shembull mbulimi i fytyrës nga gratë apo burrat që vënë kapele dhe zgjasin mjekrën. Vetëm për këto gjëra ata na arrestojnë”.

Ajo akuzon gjithashtu median kineze që minimizon vrasjet dhe plagosjet e Uigurëve.

“Shumë Uigurë humbën jetën më 6 dhe 7 korrik, por qeveria nuk i bën publike këto shifra e as nuk njofton rreth tyre”.

Numri zyrtar i viktimave gjatë trazirave është 184, mes tyre 137 ishin banorë etnikë Han. Nuk dihet nëse ky numër përfshin viktimat pas 5 korrikut, kur grumbuj banorësh Han u hakmorën me sulme kundër Uigurëve.

Imami i xhamisë Liu Daowan, Obul Hashim Haxim, i cili është edhe anëtar i parlamentit kinez, u tha gazetarëve se pjesëtarët në trazira nuk vepruan nën frymën e fesë islame. I pyetur nëse Uigurët trajtoheshin në mënyrë jo të drejtë në Kinë, ai kundërshton pa rezervë.

“Jo, asnjëherë nuk e kam dëgjuar këtë gjë”.

Ndërkohë që disa Uigurë vazhdojnë të kenë frikë nga prania e madhe e forcave kineze, disa banorë të tjerë të qytetit thonë se mijëra ushtarët që patrullojnë nëpër rrugë nxisin besimin se jeta normale do të kthehet përsëri. Ajo që nuk dihet është se për sa kohë do të jetë e domosdoshme prania e tyre. //ad//

XS
SM
MD
LG