Lidhje

Fitimet e firmës 'Goldman Sachs' sjellin rritje të bursës


Fitimet më të mira nga parashikimet nga firma Goldman Sachs bënë që tregjet e aksioneve të përmirësoheshin disi dje. Por shifrat e ndryshme të ekonomisë po i bën investitorët më të matur. Rezultatet e tremujorit të dytë për firmën më të madhe amerikane financiare që i shpëtoi falimentimit, i kaluan parashikimet. Por nga ana tjetër rritja e çmimeve të shitjes me shumicë mbi parashikimet po shtojnë shqetësimet e inflacionit.

Analistët parashikuan se Goldman Sachs do të kishte fitime prej më shumë se 2 miliardë dollarë në tremujorin e dytë. Por firma amerikane e investimeve raportoi një fitim prej 3 presje 4 miliardë dollarësh.

Megjithëse rezultati u prit me entuziazëm nga investitorët, një raport i qeverisë që tregon gati 2 përqind rritje në indeksin e çmimeve të prodhuesve, e uli këtë entuziazëm në Wall Steet.

Analisti i financave Çarls Gaist thotë se fitimet e mëdha nga firma që morri 10 miliardë dollarë nga fondet qeveritare vitin e kaluar, mund t'i revoltojë taksapaguesit.

"Askush nuk do të shohë fitime të mëdha në një kohë si kjo. Por nga ana tjetër amerikanëve iu pëlqejnë paratë dhe duan firma që rrezikojnë për të arritur të kenë fitim."

Firma e investimeve është mes të parave që po paguan huanë e marrë nga qeveria. Ajo ka mundur të rezervojë më shumë se 6 miliardë dollarë për bonuset e punonjësve.

Zoti Gaist thotë se Goldman Sachs arriti të ketë sukses duke ndjekur rrugën tradicionale – atë të rrezikut dhe duke blerë dhe shitur mallra me çmime të paqëndrueshme si nafta.

Taksapaguesit e shohin këtë rezultat dhe thonë – "po i kthehemi normalitetit" që nuk është ajo që po ndodh – tani është koha e rreziqeve. Rreziqet e mëdha sjellin fitime të mëdha dhe anasjelltas. Por në të njëjtën kohë rezultate si këto u japin zemër konsumatorëve.

Sekretari amerikan i Thesarit Timothi Gaitner ka paralajmëruar se mëkëmbja e plotë e ekonomisë do të dojë kohë. Por dje, ai u tha një grupi biznesmenësh arabë në Dubai se recesioni global po tregon shenja përmirësimi.

"Ritmi i rënies së aktivitetit ekonomik është ngadalësuar, besimi i konsumatorëve dhe bizneseve ka filluar të përmirësohet, tregu i shtëpive po tregon shenja stabiliteti, gjithashtu kostua e huasë dhe e kredisë ka rënë ndjeshëm."

Megjithë përmirësimin e parashikimeve ekonomike, shumë banka të mëdha, përfshi Citigroup dhe Bank of America ende kanë vështirësi.

Dje presidenti Barak Obama u tregua i kujdesshëm kur tha se papunësia ka të ngjarë të vazhdojë të rritet para se tregu i punës të përmirësohet. Raporti i vendeve të punës muajin e kaluar tregon se gati një në dhjetë amerikanë është i papunë. //ad//

XS
SM
MD
LG