Lidhje

40 vjetori i uljes së parë në Hënë


Ulja e parë në Hënë më vitin 1969 ishte një prej ngjarjeve më të mëdha të shekullit të kaluar. Ndërkohë që kjo ngjarje shënoi një hap gjigand për njeriun në hapsirë edhe zhvillimet në tokë dhe shoqëri po ndryshonin me shpejtësi të madhe. Kolegu Kastriot Haxhiaj na sjell në reportazhin në vazhdim atmsoferen amerikane të 40 viteve më parë ndërkohë që tre amerikanë do të futeshin në histori si njerëzit e parë që shkelnin në planetin e largët.

Një hap i shkurtër për astronautët por një kapërcim gjigand për njeriun.Këtu e 40 vjet më parë, me 20 korrik 1969, njeriu zbriti në hënë duke lenë gjurmët e para njerëzore në sipërfaqen e saj. Neil Armstrong, Edward Aldrin dhe Michael Collins sollën në realitet një ëndërr të shumpritur njerëzore. Armstrong ishte i pari që shkeli në sipërfaqen e henës i ndjekur nga Buzz Aldrin 18 minuta më vonë.

Ulja në hënë shënoi fitoren amerikane në garën për në hapsirë gjatë Luftës së Ftohtë. Gara filloi në vitin 1957 kur Bashkimi Sovjetik lëshoi anijen Sputnik One.Kjo nxiti premtimin e presidentit John F. Kennedy për dërgimin e njeriut në hënë deri në fund të viteve 1960-të. Dhe kjo u bë.

Armstrong, Aldrin dhe Michael Collins u zgjohën për udhëtimin në hapsirë. Një udhëtim i rrezikshëm që mund t’i fuste ata në histori mund tu kushtonte atyre edhe jetët. Në krye të Saturn Five, anija më e madhe e ndërtuar ndonjëherë, astronautët u nisën drejt hapsirës. Pas katër ditësh udhëtimi dhe disa miliona kilometrash, Collins ju soll hënës përqark. Aldrin dhe Armstrong zbritën në sipërfaqen e hënes me një sondë të quajtur “Eagle” shqiponja.

Sapo mbërritën në hënë, Armstrong dhe Aldrin shijuan gravitetin e planetit duke ecur në sipërfaqe. E gjithë kjo u ndoq nga një milion njerëz në ekranet bardh e zi të televizionit. Dough Millard është me Muzeumin e Shkencës dhe Teknologjisë Hapsinore.

“Njerëzia ishte tejet e entuziasmuar sepse kishte vite që flitej për këtë. Ishte një arritje e jashtëzakonshme dhe e pabesueshme”.

Po atë vit, Richard Nixon u bë presidenti i 37 i Shteteve të Bashkuara pas Lyndon Johnsonit. Presidenca e tij u karakterizua nga lufta në Vietnam, protesta të mëdha për paqen dhe lëvizjet...ultra-liberale...po lulëzonin. Pamjet nudo filluan të pushtojnë televizionet duke shokuar gjenerat e vjetëra dhe konservatorët. Drogat si marijuana u bënë të zakonshme.

1969 u bë gjithashtu viti i festivalit të Woodstockut në Nju Jork ....një fundjavë e çmendur monumentale e paorganizuar me muzikë dhe alkohol.Dough Millard thotë se 1969 ishte një vit i rendësishëm në shumë drejtime.

“Kemi lëvizjet e muzikës pop, vera e dashurisë e 1967 që filloi të zhdukej në 1968 dhe gjërat filluan të bëhen më serioze në 1969, pati viktima në disa festivale roku, lufta e vietnamit po përkeqësohej...pati domostrata të dhunëshme në Amerikë. Ndërkohë që pati zhvillime të zymta, Amerika po zbatonte këtë projekt monumental të zbritjes së njeriut në hënë”.

E gjithë kjo ndodhte ndërkohë që tre burra arritën në hënë. Millard thotë se e pazakonta e kësaj ishte se edhe kur njerëzit po uleshin dhe ecnin në hënë, mendja e tyre ishte tek zhvillimet në tokë. Puna për dërgimin e Apollo 11 në 1969 i kushtoi Shteteve të Bashkuara 24 miliard dollarë dhe tre jetë të humbura astronautësh gjatë provave.Por a do të kemi së shpejti një zbritje të njeriut në Mars ?

“Do të isha tejet i habitur nëse do të jetoja aq gjatë që ta shikoja këtë...nëse do të ndodhë këtë shekull”.

Ndërkohë, njeriu ende po eksploron henën. Me 18 qershor të këtij viti, Nasa dërgoi një raketë pa njeri në hënë për të studiuar se ku mund të zbrisnin dhe ndërtonin kampe astronautët në të ardhmen. Nasa shpreson që njeriu të kthehet në hënë deri në vitin 2020. //iç//

XS
SM
MD
LG