Lidhje

Shqipëri: Praktikimi i gjyqtarëve sipas standarteve të Strasburgut


Qendra Europiane, nje organizate kjo jofitimprurese e krijuar ne Shqiperi ne vitin 1999, po zbaton nje program per praktikimin e gjyqtareve dhe avokateve shqiptare me standartet materiale dhe procedurale te Gjykates se Strasburgut. Gjate nje takimi te zhvilluar ne Shkoder me gjyqtare dhe avokate nga rrethet Veriore te Shqiperise, drejtori ekzekutiv i Qendres Europiane, Erion Muharremi, u shpreh se per shkak te rasteve te perseritura, Shqiperia eshte penalizuar disa here nga Gjykata e Strasburgut, kryesisht per vendimet e gjykatave te saj te brendeshme, qe bien ndesh me Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut si dhe per mosekzekutim te vendimeve gjyqesore.

XS
SM
MD
LG