Lidhje

Presidenti i Çeçenisë hedh kundër akuza për vrasjen e aktivistes


Një zëdhënës i presidentit prorus të Çeçenisë tha se udhëheqësi çeçen do të padisë një aktivist të njohur rus me akuzën se ai ishte prapa vrasjes së zonjës Natalia Estemirova – përkrahëse aktive e të drejtave të njeriut.

Oleg Orlov, kryetar i grupit “Memorial,” për të drejtat e njeriut në Rusi akuzoi të enjten udhëheqësin çeçen Ramzan Kadirov se ka përgjegjësi të drejtëpërdrejtë në vrasjen e zonjës Estemirova.

Të mërkurën zonja Estemirova u rrëmbye nga disa njerëz të mërkuren ne kryeqytetin çeçen, Grozni. Autoritetet e gjetën trupin e saj disa orë më vonë në Ingushetinë fqinje, me plagë të shkaktuar nga armë zjarri në gjoks dhe në kokë. Ajo u varros të enjten në një varrezë në lindje të Çeçenisë.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se zoti Kadirov e urrente zonjën Estemirova për atë që ata e cilësojnë si përkushtimin e saj në zbulimin e rrëmbimeve, vrasjeve, dhe abuzimet e shfrenuara të të drejtave të njeriut në Çeçeni.

Udhëheqësi çeçen tha se ishte i indinjuar nga vrasja, dhe deklaroi se do ta mbikqyrte personalisht hetimin e vrasjes së zonjës Estemirova.

XS
SM
MD
LG