Lidhje

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton në Indi për bisedime


Sekretarja amerikane e Shtetit mbërriti në Indi për bisedime që synojnë të forcojnë lidhjet mes dy vendeve. Sekretarja Klinton mbërriti sot në Bombei ku do të marrë pjesë në një shërbesë përkujtimore për 166 të vrarët në sulmet terroriste.

Të djelën, zonja Klinton do të shkojë në Nju Dehli për bisedime me udhëheqësit indianë, përfshi kryeministrin Manmohan Sing.Udhëheqësit do të diskutojnë mënyrat për të ndërtuar një partneritet strategjik që filloi me marrëveshjen për bashkëpunim bërthamor në vitin 2005.

Shtetet e Bashkuara dhe India pritet të finalizojnë dy marrëveshje. Një do të lejojë kompanitë amerikane të ndërtojnë uzina bërthamore në Indi. Marrëveshja tjetër do të sigurojë që teknologjia amerikane që i shitet Indisë të mos kalojë në vende të tjera.

XS
SM
MD
LG