Lidhje

Zbritja në Hënë e "Apollo 11", realizim i një ëndërre të njerëzimit

  • Majk O'Sallivën

Zbritja në Hënë e ekuipazhit të "Apollo 11" me 20 korrik 1969 ishte kulmi një ëndërre të shumëpritur. Kjo arritje madhështore shënoi edhe përfundimin e një faze të programit amerikan të hapësirës dhe fillimin e një tjetre. Suksesi i misionit "Apollo 11" hapi perspektiva të reja për misionet e ardhshme të Nasës.

Misioni zgjeroi aftësitë njerëzore dhe ofroi një pamje të Tokës nga një perspektivë e re. Amerika u krenua me këtë arritje, pasi ajo kishte mbetur pas Bashkimit Sovjetik në ditët e para të garës së hapësirës.

Jim Burke ka qënë inxhinier i Nasës dhe ishte pjesë e garave fillestare.

“Ishim në një garë paqësore por shumë të fortë me një kundërshtar të papërkulshëm i cili ishte i etur për të arritur para nesh në çdo destinacion të ri të sistemit diellor . Ishte një garë e shkëlqyer dhe tejet entuziasmuese në të dy anët.”- kujton ai.

Amerika u përqedrua në fluturimet hapësinore me njerëz me pesë misione në Hënë, që përfunduan në 1972.

Si SHBA, ashtu edhe Bashkimi Sovjetik vazhduan gjithashtu programet hapësinore pa njeri. Ata dërguan sonda në pikat më të largëta të sistemit diellor dhe më pas zbritën paisje robotike dhe eksploruese në planetin Mars. Teleskopi Hubble në orbitën përreth Tokës ka dërguar foto spektakolare të sistemeve yjesh tejet të largëta

Në 1980, Shtetet e Bashkuara i kufizuan fluturimet në hapërsirë pas ekuipazh vetëm në orbitën e tokës, fillimisht me programin e anijeve për vajtje ardhje në hapësirë, dhe duke filluar në 1998, me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Në këtë projekt përfshihen Shtetet e Bashkuara, Rusia, Japonia, Kanadaja, Brazili dhe 11 vende evropiane.

Dy aksidente tragjike ndryshuan programin amerikan të hapësirës. Anija "Challenger" u shkatërrua pas ngritjes në 1986, duke vrarë të 7 astronautët dhe "Columbia" u shkatërrua gjatë kthimit në Tokë në 2003, me 7 astronautë në bord.

Në Shoqërinë Planetare në Pasadena, Kalifornia, drejtori ekzekutiv Louis Friedman thotë se aksidentet çuan në kontrolle dhe pavarësisht aksidenteve, një angazhim të eksplorimeve njerëzore përtej orbitës së Tokës.

“Njerëzit janë eksploratorë. Ndaj idetë pas kësaj, kostoja dhe rreziqet kërkojnë një destinacion, sepse duhet të eksplorojmë botë të reja.”- thotë ai.

Në vitin 2004 presidenti Xhorxh Bush njoftoi një synim të ri për rikthimin në Hënë deri në 2020. Dhe me Hënën si bazë, dërgimin e njeriut në Mars pas viteve 2030.

“Një hap i vogël për njeriun, po një kapërcim gjigand për njerëzimin”...- do të thoshte njeriu i parë në Hënë, Neal Armstrong. "Misionet Apollo hapën perspektiva të reja. Apollo ishte një demostrim se njerëzimi nuk është i lidhur përgjithmonë tek ky planet”, - tha ai.

Edhe vendet e tjera u bashkuan në eksplorimin e hapësirës. Astronauti i parë kinez fluturoi në orbitën e tokës në 2003. Ndërsa një sondë indiane u ul në Hene nëntorin e kaluar.

Louis Friedman thotë se trashëgimia e Apollos për garë paqësore ka vazhduar, por gjithashtu ka hapur rrugën për bashkëpunim, ndërkohë që njerëzimi zgjeron njohuritë për Tokën dhe hapësirën.//lk

XS
SM
MD
LG