Lidhje

Astronautët e anijes "Endeavour" nisën ecjen e parë në hapësirë


Astronautët e anijes amerikane të hapësirës Endeavour kanë filluar ecjen e parë për të përfunduar ndërtimin e laboratorin japonez në hapësirë.

Dave Holf dhe Tim Kopra po kryejnë ecjen për të ndihmuar ekuipazhin të instalojë një platformë të jashtme që do të lejojë shkencëtarët të kryejnë eksperimente në vakumin e hapësirës.

Për të kursyer kohë, të dy astronautët e kaluan natën mbrëmë në hyrjen e stacionin orbital.

Ecja e tyre është e para nga pesë të planifikuarat për misionin 11 ditor të Endeavourit.

Anija u ankorua dje në stacionin orbital ndërkombëtar pas një udhëtimi dy ditor nga Toka. //mm//


XS
SM
MD
LG