Lidhje

Ristani: Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, në fund të muajit

  • Rudina Dervishi

Në Shqipëri shqyrtimi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve i ankesave të forcave politike për parregullsi të pretenduara prej tyre gjatë procesit zgjedhor u zhvillua në një klimë të ndezur debatesh dhe përplasjesh.

Pjesa dërrmueseve e vendimeve pasqyruan edhe ndarjen politike të anëtarëve të këtij komisioni, katër prej të cilëve të emëruar nga shumica dhe tre të emëruar nga opozita e majtë. Kjo situatë është pasqyruara edhe në raportin e ndërmjetëm të publikuar javën e shkuar nga vëzhguesit e ODIHR-it të cilët konstatuan se Komisioni Qëndror nuk ndërhyri për të zgjidhur problemet e vërejtura në vendet e numërimit të votave.

Komisioni Qëndror dhe vendimet e tij janë sulmuar ashpër nga opozita e cila e ka akuzuar këtë intitucion se ka vepruar sipas interesave dhe nën ndikimin e kryeministrit Sali Berisha. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e ka mbyllur tashmë shqyrtimin e ankesave dhe ky proces është në duart e Kolegjit Zgjedhor.

Për të diskutuar me gjerësisht për veprimtarinë e Komisionit, Zëri i Amerikës intervistoi në programin televiziv "Ditari" kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani.//lk


XS
SM
MD
LG