Lidhje

Publikohen pamjet e një incidenti të Majkëll Xheksonit gjatë një reklame


Publikohen për herë të parë, pamjet filmike të incidentit të ndodhur gjatë xhirimeve të rekalmës së Pepsit, ku mbas një zjarri aksidental, mbreti i Pop-it Majkëll Xhekson, pësoi disa djegie në fytyrë. Ndërsa këngëtari amerikan James Taylor, ka nisur turin e tij europian. Artisti James Taylor ka hapur turin e ij europian me një koncert në bordin e jahtit Queen Mary 2. Gjatë udhëtimit të tij 6 ditor, sëbashku me të ishin dhe gruaja e tij Kim, dy djemtë binjakë, Rufus dhe Henry, dhe nëna e tij Trudi Teilor.

Në vitin 1971 Taylor u përcaktua nga revista Time, si simbol i një prirjeje të re në muzikë.

Ndonëse ai ka shkruar shumicën e këngëve të tij, një prej hiteve të tij më të kërkuara “You’v got a friend”, është shkruar nga Carol King.

Turi i tij do të zgjasë 10 ditë dhe përfshin 22 koncerte në Europë.

2. Revista Us Weekly, ka publikuar pamjet filmike të incidentit të ndodhur gjatë xhirimeve të reklamës së Pepsit me mbretin e pop-it Majkëll Xhekson.

Ngjarja ka ndodhur në 27 janar të 1984, dhe si pasojë e këtij incidenti, Majkëlli ka pasur disa djegie në sklap.

Sipas faqes në internet që e ka publikur videon, ky incident ishte shkaku i fillimit të ilaçeve dhe ndërhyrjeve kirurgjikale nga ana e Xheksonit.

Majkëll Xhekson vdiq në 25 qershor nga infarkti. Gjatë gjithë karrierës së tij ai ka fituar 13 çmime Grammy dhe ka shitur më shumë se 750 milion albume kur ishte gjallë. Shitjet e albumeve janë shtuar që mbas vdekjes së tij.

3. Martesa e shumëprfoluir dhe problematike e këngëtares britanike Amy Winehouse ka marrë fund. Ajo ka nënshkruar divorcin me ish bashkëshortin e saj, me të cilin u martua në vitin 2007, dhe 6 muaj mbas martese ai u arrestua për sjellje të dhunshme.

Amy Winehouse ka nënshkruar domkumenta e divorcit, duke i dhënë fund proçedurës që zgjati rreth 6 javë. Tani problem është ndarja e pasurisë, pasi ish burri i Amy Winehosu, mund të përfitojë gjysmën e pasurisës ë këngëtares.

Këngëtarja britanike u ngjit në krye të klasifikimeve muzikore me albumin e saj të vitit 2007, “Back to Black”, por muzika e saj shpesh herë është eklipsuar nga jeta e saj problematike nga përdorimi i drogës, dhe problemet që ajo ka pasur me ligjin.

XS
SM
MD
LG