Lidhje

Konservatorët në Iran kritikojnë ashpër presidentin Ahmadinexhad


Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad është gjendur nën kritika të forta nga përkrahësit e tij konservatorë për zgjedhjen e tij për postin e debatueshëm të nënpresidentit të parë të vendit.

Zoti Ahmadinexhad e rriti në përgjegjësi të premten aleatin e tij të ngushtë, Esfandiar Rahim Mashai, nga nënpresident përgjegjës për turizmin në nënpresident të parë.

Mashaie zemëroi vitin e kaluar konservatorët iranianë pasi tha se Irani është mik i popullit izraelit si dhe me organizimin e një ceremonie për të cilën thonë se ofendoi Kuranin.

Redaktori përgjegjës i gazetës konservatore iraniane Kayhan shkroi se votuesit e zotit Ahmadinexhat reaguan me habi, të zhgënjyer dhe me shqetësim rreth rritjes në përgjegjësi të zotit Mashai. Hosein Shariatmadari i kërkoi presidentit që të kthejë mbrapsht vendimin. Kleriku konservator Ayatollah Ahmad Khatami gjithashtu i bëri thirrje zotit Ahmadinexhad që të rikonsideronte ngritjen në përgjegjësi të zotit Mashaie, duke thënë se kjo sfidon zgjedhësit e presidentit. Zoti Ahmadinexhat fitoi rizgjedhjen në votimet e muajit të kaluar në një votë të debatueshme të hedhur poshtë nga rivalët e tij reformatorë.//mm//

XS
SM
MD
LG