Lidhje

Sekretarja e Shtetit Klinton takohet me kryeministrin indian, pritet nënshkrimi i një pakti për mbrojtjen


Sekretarja e Shtetit Hillëri Klinton u takua sot në Nju Delhi me kryeministrin indian Manmohan Sing për bisedime mbi forcimin e lidhjeve strategjike mes dy vendeve.

Zonja Klinton, e cila ndodhet për një vizitë pesë ditëshe në indi, pritet të takohet edhe me ministrin e Jashtëm, S.M. Krishna sot më vonë për të diskutuar çështje me interes reciprok dhe rajonale.

Të dyja palët pritet të finalizojnë dy marrëveshje. Njëra do të lejojë kompanitë amerikane që të ndërtojnë komplekse energjie bërthamore në dy pika në Indi. Ndërsa tjetra do të garantojë që teknologjia amerikane e armëve që i shitet Indisë të mos përhapet në vende të tjera.

Gjatë një vizite sot në Universitetin e Delhit, Sekretarja Klinton u tha studentëve dhe pedagogëve se ajo do të njoftojë sëshpejti një platformë më të gjerë për marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Indisë. //iç//

XS
SM
MD
LG