Lidhje

Nënpresidenti Bajden viziton Ukrainën dhe Gjeorgjinë


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden arriti në Ukrainë për bisedime mbi energjinë dhe demokracinë me udhëheqësit ukrainas dhe përfaqësues të shoqërisë civile në vend.

Të mërkurën ai do të shkojë në kryeqytetin e Xhorxhias, Tbilisi për takime me presidentin gjeorgjian Mikail Saakashvili, udhëheqës të opozitës dhe ligjvënës.

Vizita e zotit Bajden synon të sigurojë dy vendet për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, megjithë përpjekjet e Uashingtonit për të forcuar marrëdhëniet me Rusinë.

Ukraina dhe Gjeorgjia kanë marrëdhënie të tensionuara me Rusinë. Ato duan që Uashingtoni t'i mbështesë në përpjekjet për t'u futur në NATO.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se dera është ende e hapur për vendet që duan të futen në NATO, por se ato duhet të punojnë intensivisht për të plotësuar kriteret.//ii//

XS
SM
MD
LG