Lidhje

Haga dënon dy serbë të Bosnjes për krime në vitin 1992


Gjykata Ndërkombëtare e OKB-së për krimet e luftës në ish Jugosllavi dënoi dy kushërinj serbë të Bosnjes për vrasje pa dallim më 1992, kur dhjetra mulimanë ishin mbyllur në dy shtëpi, të cilave iu vu zjarri dhe ata u dogjën të gjallë.

Gjykata e Hagës dënoi të pandehurit Milan Lukic me burgim të përjetshëm dhe të pandehurin tjetër Sredoje Lukic me 30 vjet burg për vrasjen e të paktën 119 Boshnjakëve. Vrasjet ndodhën në dy incidente të veçanta në vitin 1992, gjatë luftimeve si pasojë e shpërbërjes së ish Jugosllavisë.

Prokurorët thanë se shumë prej viktimave së pari u plaçkitën, madje disa gra u përdhunuan ndërsa disa të tjerë u vranë kur përpiqeshin të iknin nga dritaret.

Gjykata tha se vrasjet ishin të skajshme në një periudhë tepër të rëndë krimesh brutale, që nuk kishin asnjë konsideratë për jetën e njeriut. //ii

XS
SM
MD
LG