Lidhje

Qiproja përkujton 35 vjetorin e pushtimit turk


Qiproja përkujtoi 35 vjetorin e pushtimit turk, që ndau në dysh ishullin e Mesdheut.

Sirenat u dëgjuan qysh herët në gjithë territorin greko-qipriot për të kujtuar këtë ndërhyrje. Në veri, Zëvendëskryeministri turk, Cemil Cicek tha se Turqia nuk do të heqë kurrë dorë nga roli i saj i garantuesit të pushtetit turko-qipriot në pjesën veriore të Qipros.

Forcat turke hynë në ishull më 20 korrik 1974, në përgjigje të një grusht shteti nga greko-qipriotët, që përpiqeshin ta bashkonin Qipron me Greqinë.

Që atëhere, një e treta e Qipros në veri ka qënë nën kontrollin e Turqisë dhe rruhet sot nga 40 mijë trupa turke.

Kombet e Bashkuara kanë njohur pjesën tjetër të Qipros, si qeverinë zyrtare të atij vendi.

Të dy palët filluan bisedimet e paqes në vitin 2008, me takime të përjavshme mes Presidentit qipriot, Dimitris Hristofias, dhe udhëheqësit turko-qipriot, Mehmet Ali Talat, në përpjekje për të vendosur linjat e autoritetit në të ardhmen në një qeveri uniteti.

XS
SM
MD
LG