Lidhje

Makinat me hidrogjen dhe vështirësitë e tyre


Para gjashtë vjetësh, presidenti Bush bëri një propozim për t'i dhënë fund varësisë nga nafta, duke ndërtuar një ekonomi hidrogjeni. Në atë kohë, ngarja e një makine me hidrogjen nuk dukej aq e largët. Por sot, realizimi i prodhimit masiv të makinave me hidrogjen ka ndeshur në disa vështirësi.

E gjitha ka të bëjë me transformatorin i cili shndërron benzinën në elektricitet që mund ta ndezë motorin. Dhe kur kjo ndodh-e vetmja gjë që del nga makina është ujë i pastër.

Ekziston një entuziazm i madh për prodhimin e makinave me hidrogjen. Nëse jeton në Kaliforninë Jugore, tani mund ta ngasësh një makinë me hidrogjen.

Çfarë do të ndodhë nëse mund të ekzistonte një makinë që nuk përdor benzinë? Kompania japoneze Honda ka prezantuar makinën me hidrogjen.

Por nuk mund ta blesh këtë makinë. Kjo makinë mund të merret më qera. Dhe të nevojitet një hartë e mirë sepse janë vetëm dy vende ku mund ta mbushësh makinën me hidrogjen.

Dhe kjo nxjerr në pah vetëm njërën nga sfidat me të cilat ndeshet prodhimi makinave me hidrogjen. Nuk ka infrastrukturë dhe rrjete të pompave të benzinës për ta mbështetur këtë lloj makine.

Steven Chu kryeson Departamentin e Energjisë në administratën e Presidentit Obama.

"Nevojitet një infrastrukturë që duhet të jetë po aq e përhapur sa edhe infrastruktura për benzinën dhe naftën. Dhe kjo nuk mund të ndodh brenda natës."

Zoti Chu dëshiron të eliminojë financimin e projekteve kërkuese për makinat dhe kamionët me hidrogjen. Ai thotë se ka shumë problem që kërkojnë zgjidhje. Ka problem me infrastrukturën. Bateritë janë të kushtueshme. Mënyra me e lirë për të prodhuar hidrogjen tani shkakton ndotje të ambientit. Dhe ka shumë probleme me magazinimin e gazit.

Në një intervistë me revistën e Institutit Teknologjik të Miçiganit, Technology Review, sekretari i energjisë Chu i cilësoi këto probleme si katër mrekulli. Komentet e tij nuk u pritën mirë nga disa njerëz.

"Një mrekulli? Vërtet? Sa mrekulli ke parë? Nuk besoj të kem parë një mrekulli të vërtetë në jetën time."

Levi Thompson drejton Laboratorin për teknologji energjetike të hidrogjenit në universitetin e Miçiganit. Ai thotë se t'i cilësosh këto probleme si mrekulli dërgon mesazh të gabuar. Ai pranon se ka disa probleme të mëdha që duhet zgjidhur. Por ai është i bindur se shkencëtarët mund t'i zgjidhin ato.

"Nëse besoni së kjo do të na shpërtojë, se kjo do ta transformojë mënyrën tonë të punës, unë mendoj se duhet kesh përgjegjësi të investosh- edhe pse e sheh që je shumë mbrapa."

Zoti Tomson thotë se në fund qëllimi për një ekonomi hidrogjeni është që të nxirret hidrogjen nga uji duke përdorur elektricitet për nga burime të ripërtëritshme si era, dielli, dhe hidro-energjia. Në këtë mënyrë marrim benzinën e djegshme të pastër që po kërkojm.

Mund të bëhet sot por është me kosto të lartë. Zoti Tomson mendon se çmimi do të ulet kur të rriten kërkesat për burime alternative të energjisë.

Departamenti i energjisë nuk dëshiron t'i braktisë kërkimet për energji hidrogjeni. Sekretari Chu thotë se bateritë janë më të logjikshme nëse përdoren në një shkallë më të ulët- për shembull ndezjen e vinçit nëpër magazina.
Këtu në këtë magazinë të Siskos në Grand Rapids të Miçigenit, një eksperiment hidrogjeni me përmasa të vogla është në zhvillim e sipër.

Sisko është distributor i madh i produkteve ushqimore. Kjo magazinë është pjesë e një projekti një vjeçar të financuar nga qeveria. Ata po shfrytëzojnë 17 vinça më bateri hidrogjeni të prodhuara nga kompania Plug Power.

Darin VanDuyn punon në Sisko. Ai thotë se, kryesisht ata kanë patur përvojë të mirë me këto bateri.

" Kemi humbur rreth 80 orë kohë për riparime, defekte të vogëla dhe gjëra të kësaj natyre—por nuk kemi patur ndërprerje të mëdha me operimin e tyre."

VanDuyn thotë se nuk ka marrë vendim nëse do të vazhdojë me programin e baterive të hidrogjenit. Por hartuesit e politikave të tilla thonë se përvojat me praktika të tilla na sjellin më afër prodhimit masiv të makinave me hidrogjen.

Madje edhe adminstrata e presidentit Obama dëshiron të ndërprejë financimin për makinat dhe kamionët me hidrogjen, kongresi e mban çelësin e financimit-dhe merr vendim në këtë çështje. Deri më tani, duket sikur kongresi do të vazhdoj financimin e kërkimeve për energji alternative me hidrogjen.

Industritë e makinave thonë se uljet dhe ngritjet e financimin federal nuk do të ndikojnë tek planet e tyre. Disa kompani thonë se ata do të fillojnë shitjen e makinave me hidrogjen brenda 6 deri 8 vjetëve—dhe do t'ia lënë tregut të vendosë fatin e ekonomisë me hidrogjen.//lk

XS
SM
MD
LG