Lidhje

Prishtina: EULEX, rol thjesht lehtësues në bisedimet me Serbinë


Autoritetet në Prishtinë thonë se Misioni i Bashkimit Evropian për Policinë dhe Drejtësinë mund të jetë vetëm lehtësues në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tyre, ky mision nuk mund të përfaqësojë qëndrimet e Prishtinës në bisedime me Beogradin. Këto komente udhëheqësit në Prishtinë i bënë pas paralajmërimeve të Misionit EULEX për të arritur një marrëveshje me Beogradin rreth çështjeve të interesit të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e që përfshijnë policinë, doganat dhe drejtësinë në pjesën veriore të Kosovës.

XS
SM
MD
LG