Lidhje

Afganistan: Militantët ndërmarrin një seri sulmesh


Militantët talebanë ndërmorën një seri sulmesh në dy qytete të Afganistanit lindor duke vrarë të paktën 5 policë.

Një zëdhënës i Talebanit tha se sulmet u ndërmorën sot nga një grup prej 15 militantësh në Gardez, kryeqendër e provincës lindore Paktika.

Zyrtarë vendas thanë se nga një shpërthim pranë departamentit të zbulimit u vranë tre policë ndërsa dy të tjerë gjetën vdekjen nga një person me bombë pranë një stacioni policie.

Zyrtarët thanë se në shkëmbimet e zjarrit me forcat e sigurisë, të paktën katër militantë u vranë, mes tyre dy persona me bombë të veshur me rroba grash.

Ndërkohë, në qytetin lindor Xhelalabad, të paktën dy persona me bombë u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë kur po përpiqeshin të sulmonin një bazë të trupave amerikane dhe afgane. //ii

XS
SM
MD
LG