Lidhje

Ekspertët: hetime të pavarura rreth vrasjes së Estemirovës


Shtatë ekspertë të OKB-së për të drejtat e njeriut i kërkuan Rusisë t’i lejojë të hyjnë në vend për të ndihmuar në hetimet mbi vrasjen e aktivistes së të drejtave të njeriut Natalia Estemirova.

Kërkesa e aktivistëve pason thirrjen e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pilei, për hetime të pavarura rreth vrasjes.

Zonja Estemirova u gjet e vrarë javën e kaluar, pasi u rrëmbye nga shtëpia e saj në kryeqytetin çeçen, Grozni. Ajo kishte plagë plumbash në kokë dhe në gjoks.

Ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut thanë se e kuptojnë se autoritetet më të larta ruse e kanë dënuar vrasjen dhe kanë kërkuar hetime të hollësishme.

Por ata thanë gjithashtu se këto garanci nuk ishin aq të forta duke marrë parasysh dështimet e vazhdueshme të rusëve për të arrestuar dhe ndjekur penalisht me sukses vrasësit në disa raste të tjera vrasjesh të bujshme të aktivistëve dhe gazetarëve. //ii

XS
SM
MD
LG