Lidhje

SHBA: Republikanët kërkojnë shtyrjen e votimit për z. Sotomajor


Republikanët në komisionin juridik të Senatit amerikan kanë kërkuar të shtyjnë për një javë votimin për kandidaten e Gjykatës së Lartë Sonja Sotomajor.

Kryetari i komisionit Patrik Lihi thotë se votimi i kolegjit do të bëhet me 28 korrik.

Nëse komisioni e miraton kandidaturën, emërimi i zonjës Sotomajor do t’i kalonte pastaj të gjithë senatit, ku ajo pritet të konfirmohet dhe të bëhet hispanikja e parë në gjykatën e lartë të drejtësisë.

Gjatë seancës së saj të konfirmimit javën e kaluar, si senatorët demokratë ashtu edhe ato republikanë e vlerësuan përvojën e saj juridike. Gjatë seancës u bënë pyetje të vështira nga republikanët.

Zonja Sotomajor ka shprehur vazhdimisht keqardhje për komentet e saj që sugjeronin se një “latine e mençur” mund të marrë vendime më të mira se një burrë i bardhë. Ajo tha se nuk kishte për qëllim të fyente asnjeri. Ajo i tha komisionit gjithashtu se nuk lejon simpatitë personale, përvojat apo ideologjinë të kenë ndikim tek vendimet e saj.

Senati, i cili kontrollohet nga demokratët, pritet ta votojë zonjën Sotomajor në gusht, pak para fillimit të seancave të ardhshme të Gjykatës së Lartë në tetor.

XS
SM
MD
LG