Lidhje

Irak, 11 të vrarë në një seri sulmesh me bombë


Zyrtarët irakianë thonë se të paktën 11 vetë u vranë sot në një seri sulmesh me bombë në Bagdad dhe në Ramadi, tri javë pasi forcat irakiane morën zyrtarisht përgjegjësinë e sigurisë në qytete.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme irakiane tha se Abdul Karim Khalaf i tha Zërit të Amerikës se forcat irakiane mund t’i kryejnë detyrat e tyre të sigurisë pa ndihmën e forcave luftarake amerikane, që u tërhoqën nga qytetet më 30 qershor. Por ai tha se Iraku nuk ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme për stërvitjen e trupave dhe mjete logjistike.

Në disa incidente sot me dhunë, policia tha se 5 sulme me bombë vranë të paktën 8 persona dhe plagosën mbi 60 të tjerë në Bagdad. Tre prej këtyre shpërthimeve ndodhën në lagjen shiite Sadr City të Bagdadit.

Në një tjetër incident, në Ramadi, kryeqyteti provincial i Anbarit, u vranë tre persona në një sulm të dyfishtë. Pjesë të Anbarit konsideroheshin si vendstrehime të militantëve, por udhëheqësit fisnorë dhe ish kryengritësit, janë bërë tani kundërshtarë të tyre.

XS
SM
MD
LG