Lidhje

Klinton: Peniani t’i japë fund me çdo kusht programit bërthamor


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Clinton tha se Koreja e Veriut duhet t’i japë fund me çdo kusht programit të vet bërthamor, para se të kthehet në tryezën e bisedimeve shumëpalëshe të çarmatimit.

Zonja Clinton tha se takimet me homologët e saj rus, kinez, japonez dhe koreanojugor, rezultuan një unitet “të rëndësishëm”, siç u shpreh ajo, lidhur me Korenë e Veriut.

Ajo pati takime dy-palëshe me ministrat në ishullin tajlandez Phuket, ku ata janë mbledhur në takimin e ASEAN-it, për sigurinë rajonale.

Këto vende i patën ofruar Phenianit një paketë stimujsh dhe përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike, në këmbim të bashkëpunimit të këtij vendi në bisedimet e çarmatimit.

Por Koreja e Veriut është tërhequr nga këto bisedime dhe kohët e fundit kreu një provë me armë bërthamore dhe me raketa balistike, duke shkelur sanksionet e OKB-së.

Më parë, në një intervistë me televizionin tajlandez, zonja Clinton tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se Koreaj e Veriut mund të transferojë teknologji bërthamore në Birmani. //ii

XS
SM
MD
LG