Lidhje

SHBA premton edhe 165 milionë dollarë  për Pakistanin


I dërguari i posaçëm amerikan Richard Hollbruk, premtoi një ndihmë shtesë prej 165 milionë dollarësh për Pakistanin, për të ndihmuar banorët e zhvendosur për shkak të ofensivës ushtarake kundër ekstremistëve talebanë në veriperëndim.

Zoti Hollbruk e bëri këtë njoftim sot në Islamabad, në ditën e katërt të vizitës së tij në vend, që kur u caktua në postin e përfaqësuesit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin.

Paketa amerikane e ndihmës prej 330 milionë dollarësh do të ndihmojë për risistemimin e rreth dy milionë njerëzve të zhvendosur nga ofensiva ushtarake pakistaneze kundër luftëtarëve talebanë në Luginën Suat.

Ushtria pakistaneze thotë se po i jep fund ofensivës së saj tre mujore kundër esktremistëve në luginë dhe tani për përqendruar në gjetjen e udhëheqësit taliban, Baitullah Mehsud në Veziristanin Jugor.

Gjatë bisedimeve sot me zotin Hollbruk, Kryeministri Jusuf Raza Gilani përsëriti kundërshtimin e tij për sulmet raketa kundër ekstremistëve në këtë rajon fisnor të Pakistanit.

Zoti Gilani u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara t’i japin Pakistanit më shumë informacion zbulimi, teknologji mjetesh të telekomanduara, si dhe pajisje më të mira ushtarake dhe monicion për të luftuar ekstremistët. //iç//

XS
SM
MD
LG