Lidhje

Turqia gati të rifillojë rolin e ndërmjetësit mes Sirisë dhe Izraelit.


Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan thotë se qeveria e tij është gati të rifillojë rolin e ndërmjetësit në bisedimet jo të drejtpërdrejta mes Sirisë dhe Izraelit.

Zoti Erdogan i bëri këto komente sot, para se të nisej për një vizitë në Damask, ku do të takohet me presidentin sirian Bashar al-Assad.

Agjencia siriane e lajmeve SANA tha se në takimin e tyre, të dy udhëheqësit diskutuan nevojën për arritjen e një paqeje të gjerë në Lindjen e Mesme që kërkon “vullet të plotë politik” nga Izraeli.

Turqia ndërmjetësoi 4 raunde bisedimesh jo të drejtpërdrejta mes Sirisë dhe Izraelit vitin e kaluar, por Siria i pezulloi ato dhjetorin e kaluar kur Izraeli filloi një ofensivë në Rripin e Gazës.

Siria ka thënë se do të pranojë një marrëveshje, vetëm në se Izraeli i kthen Lartësitë Golan, që i mori gjatë luftës së vitit 1967. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka thënë se Izraeli nuk do të heqë dorë nga ky territor. //iç//

XS
SM
MD
LG