Lidhje

Bajden: SHBA pro Gjeorgjisë, megjithë paralajmërimet  ruse


Nënpresidenti amerikan, Xho Bajden, shprehu mbështetjen për integritetin teritorial të Gjeorgjisë, por kundërshtoi veprimet ushtarake për riintegrimin e dy rajoneve separatiste që Rusia i njeh tashmë si vende të pavarura.

Nënpresidenti Bajden i bëri këto komente sot në fjalimin që mbajti në parlamentin e Gjeorgjisë. Ai i bëri thirrje komunitetit botëror që të mos ndjeki shembullin e Rusisë për të njohur pavarësinë e territoreve pro-ruse të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.

Ai i bëri gjithashtu thirrje Rusisë t’i përmbahet marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund konfliktit Rusi-Gjeorgji të vitit 2008. Zoti Bajden përsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për aspiratat e Gjeorgjisë për anëtarësin më NATO.

Nënpresidenti amerikan e mbajti këtë fjalim në ditë e tij të fundit të një vizite tri ditëshe në Gjerorgji dhe Ukrainë, qëllimi i të cilës ishte shprehja e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për të dy këto ish republika sovjetike.

Më herët sot, zoti Bajden zhvilloi bisedime me dyer të mbyllura me Presidentin e Gjeorgjisë, Mikhail Sakashvili.//lk

XS
SM
MD
LG