Lidhje

Serbia, Maqedonia, thirrje fqinjëve për bashkëpunim drejt BE-së


Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviç dhe ai i Maqedonisë, Nikola Gruevski po u bëjnë thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor që të punojnë së bashku drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Dy kryeministrat u takuan dje në Beograd ku biseduan për bashkëpunimin ekonomik.

Zoti Gruevski tha se të dy ata kanë të njëjtin objektiv: hyrjen në një komunitet evropian pa kufij.

Dy kryeministrat nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik. Edhe ministrat e kulturës së dy vendeve nënshkruan një marrëveshje.//kk//

XS
SM
MD
LG