Lidhje

Kei Rajën, ambasadorja e poezisë amerikane


Ka një vit që Kei Rajën shërben si poete laureate e Amerikës, titull nderi që Libraria e Kongrersit i jep poetit më të mirë, i cili shërben si përfaqësues, ose ambasador i poezisë amerikane. Rajën ka botuar rreth 10 libra me përmbledhje poemash, plot me vargje të gjalla, jetike për shpirtin, siç shprehet ajo.

Korridoret e heshtura të librarisë së Kongresit, ku poetja e 16 kombëtare Kei Rajën ka zyrat e veta, duket një vend krejt ndryshe nga vendi ku ka punuar e jetuar, nga lugina San Joaquin e Kalifornisë, e njohur për ajrin e pastër, oqeanin pa pufi, e njerëz të shkujdesur që gjithmonë nxitojnë për diku.

"Të them të drejtën, unë nuk doja të isha poete, - tregon Rajën. - Në shumë raste e ndjej veten ngushtë. Ndërsa njerëzit tregojnë ato që mendojnë, poeti shpreh atë që ndjen dhe mendon nga brendësia më e thellë,"- thotë ajo.

Rajën lindi në vitin 1945. Rinia e saj përkoi me vitet 1960, kur poezia e shprehjes së ndjenjave nga më personalet ishte në modë. Ky nuk ishte stili i saj.

“Mua më pëlqen kontrolli i vetvetes, kur njeriu flet me mend e urtësi. Prandaj në vitet 1970, unë nuk doja të isha poete. Por ndjeja se poezia po më tërhiqte. Merrja një libër, e lexoja dhe vetëvetiu proza shndërrohej në vargje”,- thotë ajo.

Poezitë e saj tregojnë se Rajën ka një imagjinatë të rrjedhëshme herë të qetë dhe herë shpërthyese. Në vitin 1976, Kei Rajën e kuptoi përfundimisht se poezia ishte pasioni i saj. Ndërsa po shëtiste me biçikletë në Malet "Rocky", tregon Ryan, ajo ndjeu se diçka kishte ndodhur brenda saj, diçka e mistershme, sepse pas kësaj, ndjeu një dëshirë e aftësi të jashtëzakonëshme e të pafund për të shkruar poezi.

Deri tani, Ryan ka botuar rreth 10 libra me poezi, ndërsa në vitet 1990, filloi të bëhej e njohur në mbarë vendin. Ajo ka qënë mësuese e gjuhës angleze në kolegjin Marin në Kaliforni. Ndryshe nga shumë poetë Laureatë, Rajënit nuk i pëlqen jeta akademike; ajo në zyrë. Madje ajo nuk donte të pranonte as titullin e poetes laureate.

Rajën thotë se i pëlqen jeta e mbyllur private, sepse vetëm kështu mund të shkruajë e qetë. Roli i poetes laureate të Amerikës është për të nxitur e përkrahur poezinë. Por Rajën thotë se poezia nuk ka nevojë për mbrojtje. Ajo e krahason poezinë me monedhën e artë, që edhe kur humb a mbulohet me baltë, gjithmonë e ruan vlerën e vet, madje çmohet më shumë.//lk

XS
SM
MD
LG