Lidhje

Haga shfuqizon vendimin për një ish ministër të Kosovës


Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Hagës shpalli dënimin për Ministrin e Kulturës, të Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Astrit Haraqija, me akuzat për ndërhyrje në drejtësi duke u përpjekur të bindë një dëshmitar të mbrojtur që të mos dëshmonte. Gjykata e dënoi zotin Haraqija me 5 muaj burg lidhur me rastin e ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

Dhoma e Apeleve arriti sot në përfundimin se në dënimin e zotit Haraqija, Gjykata ishte mbështetur në mënyrë të tepruar në fakte të paprovuara duke përfshirë edhe pohime të bëra nga persona që i kishin dëgjuar ato nga njerëz të tjerë.

Dhoma e Apeleve la në fuqi dënimin për ish punonjësin e ministrisë Bajrush Morina me të njëjtat akuza. Ai ishte dënuar me tre muaj burgim.


XS
SM
MD
LG