Lidhje

Filmi " E vërteta e shëmtuar" del në kinematë amerikane


Një producente e suksesshme televizive, e cila gjithsesi nuk ka suksesin e duhur në jetën private. Ky është roli i ri i aktores Ketrin Heigl, e cila në film i drejtohet një eksperti për çështjet e lidhjeve sentimentale.

Sipas aktores së mirënjohur në filmin televiziv " Grey's Anatomy", e cila ka një martesë të lumtur me muzikantin Xhosh Kelli, "shpesh herë është thjesht mungesë komunikimi. Kam mikesha të miat të cilat nuk arrijnë dot të gjenjë djalin e duhur në jetët e tyre. Dhe iu hyjnë marrëdhënieve pa kuptim, të cilat nuk i shpien asgjëkundi. "

Ndërsa për aktorin kryesor të filmit, Gerard Butler, eksperienca në këtë film ishte mjaft e mirë. "Nuk mendoj se jam si personazhi kryesor i filmit" thotë ai.

Përsa i përket bashkëpunimit mes tyre, Batler thotë se ka qenë mjaft këndshëm në shoqërinë e aktores Katrin Heigl.

2.Është prezantuar në Londër filmi GI Joe, me pjesmarrjen e aktorëve kryesorë, Sienna Miller, Chanin Tattum etj. Të ndihmuar dhe nga marina mbretërore, ata kanë mbërritur në mënyrë spektakolare përpara adhuruesve të tyre.

Për aktoren kryesore Miller, të interpretoje rol në filmin GI JOE: "The Rise of Cobra", nuk ishte diçka e lehtë.

"Kostumet që kishim veshur ishin të bezdisëshme, të ngushtë dhe jo aq të rehatëshme sa duken në ekran" tha ajo.

Filmi GI Joe, do të shfaqet në kinematë amerikane duke filluar nga data 7 gusht.

3.Fituesaj e çmimit Oskar Merlin Streep dhe dhe kandidatja për çmimin prestigjoz Amy Adams, kanë punuar sërish bashkë për filmin" Juli and Julia".

Filmi i cili mban firmën e regjizores Nora Epron (e cila ka realizuar filmat "You've got mail", apo "Sleepless in Seattle"), është një përshtatje e dy librave; " My life in France", nga Xhulia Çild dhe "Kujtimet e Xhuli Pouell", e cila u përpoq të përmblidhte të gjitha recetat e gatimit të Xhulia Çild në librin "Mjeshtëria e e artit të kuzhinës franceze".

Adams interpreton Pouell, një sekretare e tejlodhur nga puna, e cila vendos të realizojë aventurat e saj të të gatuarit. Filmi përshkruan jetën e zonjës Çild (që interpretohet nga Marlin Strip) në Paris në vitet 40 dhe 50 ku ajo mësoi të gatuajë dhe ku shkroi dhe librat e saj të famshëm të gatimit.

Film do të fillojë të shfaqet më 7 gusht. //mm//


XS
SM
MD
LG