Lidhje

Presidenti i Kirgistanit Bakijev shpallet fitues i zgjedhjeve


Presidenti i Kirgistanit Kurmanbek Bakijev u shpall fitues në zgjedhjet presidenciale, megjithë akuzat për manipulime masive në zgjedhjet e djeshme.

Komisoni zgjedhor i Kirgistanit bëri të ditur se zoti Bakijev fitoi 85 nga tre të katërtat e gjithë votave të numëruara deri tani.

Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë tha sot se zgjedhjet të enjtes u shoqëruan me parregullshi të mëdha, si mbushkja e kutive të votimit, listat e pasakta dhe votimet e shumëfishta. OSBE-ja akuzoi Presidentin Bakijev se ka shfrytëzuar burimet qeveritare për të siguruar fitoren.

Raporti paraprak i ogranizatës mund të ndihmojnë pretendimet e kandidatit të opozitës, Almazbek Atambajev, i cili tha se zgjedhjet ishin të parregullta.

Para mbylljes së qendrave të votimit dje, zoti Atambajev tha se zgjedhjet u manipuluan dhe bëri thirrje për përsëritjen e tyre. Edhe një kandidat tjetër presidencial, Zhenishbek Nazaraliyev, u largua nga gara.

Komisoni i zgjedhjeve këmbëngul se rezultatet janë të vlefshme. (ze)

XS
SM
MD
LG