Lidhje

Anxhelina Zholi viziton trupat amerikane në Irak


Aktorja Anxhelina Zholi vizitoi dje trupat amerikane në Irak, si dhe një kamp për personat e zhvendosur në Bagdad.

Aktorja e njohur, njëkohësisht ambasadore e vullnetit të mirë e OKB-së, vizitoi me këtë rast edhe monumentin Kros Sabers në Zonën e Gjelbërt të Bagdadit, ku ajo doli në fotografi me trupat.

Zholi vizitoi kampin e refugjatëve, ku janë strehuar mbi 20 mijë njerëz, shumica gra dhe fëmijë. Sipas agjencisë së refugjatëve UNHCR, në Irak ka rreth 1,6 milionë irakianë të zhvendosur për shkak të dhunës sektare që shpërtheu në shkurt të vitit 2006.

Zholi i tha gazeterëve se është hera e tretë që vizion Irakun dhe se këtë herë ka parë atje ndryshime poizitive. (ze)

XS
SM
MD
LG