Lidhje

Irak: Kurdët votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale


Qendrat e votimit u mbyllën në Irakun veriorë ku miliona kurdë presin rezultatet e zgjedhjeve që mund të kenë një ndikim të madh në rajonin autonom dhe marrëdhëniet e tij me Bagdatin.

Disa votues kërcyen sot në rrugë pasi hodhën votat e tyre në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Rreth 2 presje 5 milionë kurdë kanë të drejtën e votën në tre provincat veriore autonome. Shumë njerëz thanë se shpresojnë që rezultatet të ndihmojnë në stabilizimin e rajonit dhe uljen e tensioneve me Bagdatin.

Rajoni autonom është mbërthyer në debat me Bagdatin për tokë dhe naftë. Por në një konferencë shtypi në Irbil, kryeministri i rajonit premtoi të bisedojë me zyrtarët në Bagdat për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Kutitë e votimit do të shkojnë tani në Bagdat ku do të numërohen. Rezultatet pritet të dalin brenda dy apo tre ditësh por kryetari rajonal i zgjedhjeve ka paralajmëruar se problemet teknike mund të vonojnë shpalljen e rezultatit përfundimtar pë disa javë. //mm//

XS
SM
MD
LG