Lidhje

Moska: Bisedimet për Traktatin "START" do të fillojnë në shtator


Rusia thotë se raundi i ardhshëm i negociatave me Shtetet e Bashkuara për marrëveshjen e re që do të zëvendësojë Traktatin e Reduktimit të Armëve Strategjike të njohur si START do të zhvillohet në shtator.

Ministria e Jashtme thoshte në një deklaratë të publikuar të shtunën se dy palët ranë dakort të takohen përsëri në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit në Gjenevë.

Raundi i katërt i bisedimeve SHBA-Rusi për traktatin e reduktimit të armëve strategjike përfundoi dje në Gjenevë.

Presidenti amerikan Barak Obama dhe homologu i tij rus Dimitri Medvedev u takuan në Moskë në fillim të këtij muaji dhe ranë dakort të reduktojnë në maksimum arsenalet bërthamore të dy vendeve.

XS
SM
MD
LG