Lidhje

Sarkozi shtrohet në spital pasi rrëzohet gjatë vrapit


Presidenti francez Nikola Sarkozi u dërgua në spital sot, pasi u sëmur ndërsa vraponte në shtëpinë e tij të pushimit pranë Parisit.

Zyra e zotit Sarkozi tha se presidenti 54-vjeçar u kontrollua nga doktori dhe po bën disa teste mjekësore.

Agjencia franceze e lajmeve citon një dëshmitare të ketë thënë se ajo kishte parë një person që vraponte i rrethuar nga truproje, i cili pastaj ishte rrëzuar diku në rrethinat e Parisit pranë Pallatit të Versajës. Një helikopter i bardhë kishte ardhur dhe ishte larguar pas pak.

Një ndihmës i zotit Sarkozi tha se presidenti ishte dërguar në një spital ushtarak në Paris dhe se bëhej fjalë për një sëmundje të lehtë.//lk

XS
SM
MD
LG