Lidhje

India lëshon nëndetësen e parë bërthamore


India lëshoi nëndetësen e saj të parë bërthamore të ndërtuar në vend.

Nëndetesja që nisi provën në det sot quhet Arihant që do të thotë shkatërrues i armiqve.

Por kryeministri Manmohan Singh tha se India nuk ka plane agresive dhe nuk kërcënon askënd. Ai tha se deti po bëhet gjithnjë e më shumë një pikë interesi për sigurinë e Indisë.

Kur të fillojë shërbimin, nëndetsja 6 mijë tonëshe do të ketë aftësinë të qëllojë raketa balistike me mbushje bërthamore.

Ajo do të testohet për të paktën dy vjet para se të fillojë operacionin e plotë me 100 anëtarë në ekuipazh.

Nëndetësja u ndërtua me ndihmë teknike nga Rusia dhe është e para nga pesë të tilla që ka në plan të ndërtojë Nju Delhi.

India është tani ndër pesë vendet që kanë ndërtuar nëndetëse bërthamore. Të tjerat janë Shtetet e Bashkuara, Kina, Britania, Franca dhe Rusia.//lk

XS
SM
MD
LG