Lidhje

Kosovë: Ramosaj jep dorëheqjen si nënkryetar i LDD


Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Berim Ramosaj dha sot dorëheqjen. Vendimi i tij pasoi reagimet e ashpra që nxiti nisma e tij për bashkimin e kësaj partie me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Dardanisë që drejtohet nga ish kryetari i Parlamentit të Kosovës Nexhat Daci u themelua pas Kuvendit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në dhjetor të vitit 2006.

Ndarja e saj ndodhi para se të mbushej një vit nga vdekja e ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova që ishte edhe udhëheqësi historik i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

XS
SM
MD
LG