Lidhje

Endevër: Astronautët bëjnë ecjen e fundit në hapësirë


Dy astronautë në bordin e anijes amerikane Endeavour po bëjnë ecjen e fundit në hapësirë të misionit të tyre duke vazhduar punën për instalime të ndryshme në Stacionin Orbital Ndërkombëtar.

Kjo është ecja e pestë që ata bëjnë gjatë këtij misioni. Puna e astronautëve Chris Cassidy dhe Tom Marshburn për sot përfshin riparimin e izolimeve në një krah robot si dhe instalimin e kamerave televizive.

Anija Endeavour u lëshua më 15 korrik për një mision prej mëse dy javësh që synon përfundimin e instalimeve në stacionin ndërkombëtar të hapësirës. Puna u komplikua të shtunën kur një filtër ajri në stacionin e hapësirës bëri qark të shkurtër dhe u çkyç.

Kontrollorët arritën ta venë përsëri në funksionim në mënyrë manuale. NASA ka në plan të dërgojë një filtër rezervë gjatë një misioni të ardhshëm që pritet të realizohet në muajin gusht.

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimit, anija Endeavour do të shkëputet nga stacioni ndërkombëtar nesër për t'u ulur të premten në qendrën Kennedy të Hapësirës në Florida.

XS
SM
MD
LG